Gjest i mirë: I humb çanta me 3500 euro preshevarit , tekniku medicinal e gjen dhe e dërgon në polici
Një Preshevari i është humbur çanta me 3500 euro para, transmeton "Kosova Sot Online".
Mirëpo, çantën me para e ka gjetur një teknik medicional ku më pas e ka dërguar në polici.
“Kur shkova në polici, ai burri ishte aty, pashë lot në sytë e tij dhe më goditi vërtet. Fëmija i tij është duke u trajtuar në Itali dhe ato para janë menduar për këtë rast, ky burri po bëhej gati për udhëtim dhe ishte nën stres të madh”, thotë Hristijan Spasiq që e ka gjetur çanten.
Fotografia është ilustruese.
(Kosova Sot Online)