Lexoni edhe:
I pandershëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave me atmosferën politike në dialog me Serbinë
Edhe një lajm tragjik ka shokuar sot opinmionin publik të Kosovës. Mësimdhënësia e shkollës fillore “Dardania”, Sadije Miftari-Godeni , po dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti Izet Godeni, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse autori i krimit është vetë dorëzuar në polci, transmeton "Kosova Sot Online.
E për të ndjerën, viktimën e ktij krimi ka folur sot drejtori i shkollës, Isak Bregaj, pë të cilin ishte lajm tronditës.
“Jemi shumë të tronditur, në mëngjes nuk ka ardhur në shkollë, edhe jam befasu sepse ajo çdo herë kur mungon dikush më raporton dhe kolegëve ju thashë a mos po e dini Sadija mungon, arsimtarja ska lajmëru, më thanë nuk e dimë. Tentova me thirrë në telefon nuk e hapke telefonin, biseduam me kolegë prapë, lidhje pas lidhje e mësuam se e ndjera ka ndërruar jetë”, ka thënë Bregaj i cili potencoi se ajo ka qenë shumë e dashur për nxënësit, mjë mësimdhënëse shumë zonja.
“Ka qenë një mësuese në moshë por e ka përdor një metodologji për procesin e mbajtjes së orëve pedagogjike me projektor ka qenë e përgatitur profesionalisht, komunikatave e dashur për nxënës. Dje bile në zyre e kam pyet, për disa nota që vendosen në dy periudha, i sqarova. Nuk kemi vërejtur asnjë dukuri negative tek ajo. Bile ka qenë duke e përgatit një program, në një takim që do të shkojmë të dielën për festë në Shqipëri por që fatkeqësisht ajo nuk do të jetë me neve më”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online )