Brnabiq: S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 19:21
Brnabiq: S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende

Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, i ka takuar sot në Beograd kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ajo  ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ka thënë se me ambasadorët është pajtuar që së pari të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para dakordimit për marrëveshje të reja.

Sipas saj është me rëndësi që fillimisht të implementohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende”, ka thënë ajo në një konferencë me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre.

(Kosova Sot Online)