
Fillon mbledhja e kuvendeve Kosovë-Shqipëri

Ka filluar mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit në Shqipëri, që po mbahet në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Prezentë janë edhe kryeministrat, Albin Kurti e Edi Rama, derisa shihen dhe deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë .
Mbledhja ka nisur fillimisht me himnin e Kosovës, pastaj është lëshuar ai i Shqipërisë.
Kjo mbledhje po mbahet për të shënuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
(Kosova Sot Online)