
Osmani viziton kazermën “Adem Jashari”

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është duke u mbajtur “Dita e Forcës”, ka shkuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani ka parë pajisjet dhe automjetet e FSK-së, derisa ushtarët i kanë treguar për detajet e pajisjeve.
Ajo gjatë vizitës atje është shoqëruar nga Rifat Jashari dhe gjeneral lejtanti Bashkim Jashari.
(Kosova Sot Online)