Vjosa Osmani për Adem Jasharin: I vendosur, guximtar e luftarak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Prekaz, shkruan "Kosova Sot Online".
Presidentja, ka shkruar se Adem Jashari ishte i vendosur, guximtar e luftarak
Osmani për komandantin legjendar, Adem Jashari ka thënë se ai ka hyrë në histori dhe që do të mbetet gjithmonë.
Postimi i plotë:
I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.
Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t'u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
Ai është i gjallë!