Krasniqi uron 28 nëntorin: Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë

  • E.k /
  • 28 November 2022 - 10:26
Krasniqi uron 28 nëntorin: Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar festën e 28 nëntorit, shkruan "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka shpërndarë tri fjali të ndryshme të thëna nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari duke i lidhur me tre nëntorët, të cilët ai i quajti të shenjtë.

Postimi i plotë:

“Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu

“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” – Ismail Qemaili

“Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.” – Adem Jashari

Krujë – Vlorë – Prekaz

Tri vende shqiptare!

Tre heronjë kombëtarë!

Tre nëntorë të shenjtë!

Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.

Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve!

Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë - fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.

Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar - për të ardhmen dhe gjeneratat e reja - në vendet tona!

“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina.

Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara.

Urime 28 Nëntori!

(Kosova Sot Online)