![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hakerët publikojnë të dhënat e patentave shqiptare
![Hakerët publikojnë të dhënat e patentave shqiptare](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/06/auto_haker-1024x576-1-600x3601659768205.jpg)
Grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” po publikon sërish të dhënat e marra nga shteti shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata sot në grupin e tyre Telegram kanë publikuar të dhënat e patentave shqiptare.
Në dokumentin e publikuar janë të dhënat e patentës si emri, mbiemri, atësia, data e lindjes, adresa, grupi i gjakut (patentat e vjetra), ID e kartës apo edhe datat e lëshimit dhe skadimit.
"A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e "shpikësve" shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin për sigurinë dhe sigurinë e popullit tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?" shkruajnë pranë dokumentit të publikuar në Telegram.
(Kosova Sot Online)