Në oborrin e QKUK’së mbërrijnë Forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 20:00
Në oborrin e QKUK’së mbërrijnë Forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore

Para Gjinekologjisë, te kufoma e gruas që dyshohet se u vra rreth orës 18:00,  kanë mburritur ekipi i Forenzikës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

(Kosova Sot Online)