Vrasja e rëndë: Shkoi për ta sjellë fëmijën në jetë, por jeta e saj përfundoi para dyerve të Gjinekologjisë
Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në QKUK, përcjell "Kosova Sot Online".
Një burrë dyshohet se vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes.
35-vjeçarja u vra para klinikës së Gjinekologjisë me disa plumba.
Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se viktima e kishte raportuar bashkëshortin në Polici për dhunë në familje, në muajin korrik të këtij viti. Sipas saj, ajo ka qenë para procesit të divorcit.
(Kosova Sot Online)