![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Dy vrasje në Kosovë brenda pak ditësh, të dy viktimat gra
![Dy vrasje në Kosovë brenda pak ditësh, të dy viktimat gra](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/01/auto_a221669881880.jpg)
Dy vrasje kanë nddhur në Kosovë brenda pak ditësh, transmeton "Kosova Sot Online".
Më 25 nëntor mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në Prishtinë, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht derisa ishte në gjumë më sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70 vjeçarë.
Ndaj Izet Godenit, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.
Ndërsa, mbëmë Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila isht shtatëzënë e cila ishte shtrirë në Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.
Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar.
(Kosova Sot Online)