Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila dyshohet se u vra mbrëmë nga ish -bashkëshorti i saj në QKUK.
Tomas Szunyog është shprehur se është tmerruar nga kjo vrasje, përcjell "Kosova Sot Online".
Szunyog i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
Ai ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, duke thënë se një ngjarje e tillë është e papranueshme.
“Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur.Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.Kjo është e papranueshme!
Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.
I am horrified by the murder of a woman and her unborn child last night.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 1, 2022
She was the second woman killed since the 16 Days of Activism against #VAW campaign began.
This is unacceptable!
My condolences to the families & full support to the march organised today by women CSOs.
(Kosova Sot Online)