Gruaja e vrarë shtatzënë do t’ia dorëzonte fëmijën ish-burrit të saj pasi ta lindte

  • E. /
  • 01 December 2022 - 13:01
Gruaja e vrarë shtatzënë do t’ia dorëzonte fëmijën ish-burrit të saj pasi ta lindte

Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, e cila ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes, transmeton "Kosova Sot Online".

Burbuqe Magashi, motra e viktimës Hamide Magashi, ka rrëfyer se tashmë e ndjera Hamide Magashi kishte thënë burrit se do t’ia dorëzonte  foshnjën porsa ta sillte në jetë.

Motra ka treguar se Hamide Magash ka pasur dhunë në familje.

“Motrën time Hamide Magashi e ka mbytë bashkëshorti i vet dje në spital. Ka qenë e martuar 3 muaj, ka pas dhunë në familje, jemi shku e kemi marrë krejt motrat. Ka thanë oj motër hajde merrnëm se pom rreh, me revole po më mëshon në kokë. Ka thanë bëma zgjidhjen, thirrje një djalë të axhës të ma bën zgjidhjen. E kemi thirrë, na ka ba zgjidhjen, u shku e ka marrë e ka pru këtu, u kanë në mes të policisë dhe Entit Social, krejt këto sene i kanë pas policia. E ka mbajtë shtatzaninë te baba, ne kemi 7 motra nuk kemi prindër hiç, axha na ka vdekë. E kemi vetëm një djalë të axhës…Ka shku në spital, jemi shku e kemi kqyrë, pardje e kemi vizitu kemi nejt deri në orën katër, veç ka qajtë, u mërzitke. Thojke po e lindi fëmijën por nuk e shoh më, nuk e qes ne prehër. Na i thojshim hajt motra jonë se s’je vetëm ti, krejtve ju ndodhin këto sende.Kemi nejt me to, e kemi hyp në katin e dytë”, u shpreh ajo. 

(Kosova Sot Online)