Protestuesit vendosin mbishkrim në objektin e Policisë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare
Protesta kundër vrasjes së grave, po vazhdon ende, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te objekti i Policisë së Kosovës.
Protestuesit kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të këtij objekti ku shkruan “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
(Kosova Sot Online)