Byzylykë për dhunuesit e grave, Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e tyre

  • E.k /
  • 02 December 2022 - 08:48
Byzylykë për dhunuesit e grave, Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e tyre

Ministrjja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, ka tregur se Qeveria e Kosovës  do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve elektronike që u vendosen dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë, transmeton "Kosova Sot Online".

Haxhiu, ka shtuar se asnjë Qeveri që ka qenë më përpara nuk e ka zbatuar këtë ligj.

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)