Basha: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara, Kosova është shtet i pavarur

  • E.k /
  • 02 December 2022 - 11:55
Basha: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara, Kosova është shtet i pavarur

Ish kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka reaguar presidentit të Serbisë,  Aleksander Vuçiq rreth deklaratës së tij drejtuar kryeministrit të Kosovës,  Albin Kurti.

Basha në "Twiter", ka shkruar se gjuha e urrejtjes e presidentit serb drejtuar kryeministrit Kurti është e papranueshme.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Basha në Twitter.

Ndryshe, këto ishin fjalët e Aleksander Vuçiqit drejtuar Albin Kurtit. “Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”.

(Kosova Sot Online)