
Nën kërcënimin e armëve vodhën 117.271.86 euro në KEDS, Policia shpall në kërkim dy persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke i kërkuar dy persona, pasi dyshohen se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një shume parash prej 117.271.86 Euro, në zyrat e KEDS’it në Prizren, shkruan "Kosova Sot Online".
Policia ka treguar edhe identintitetin e të dyshuarve.
Në njoftimin e Policisë thuhet se kushdo që ka ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me date 01.Mars 2021 ,rreth orës 15:03 ne Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast “ Grabitje’ ne zyrat e KEDS-it .Rastit ne vendin e ngjarjes ne Rr.Zahir Pajaziti “ i janë përgjigje njësite policore relevante te cilat kane ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore.
Dy persona te dyshuar nen kërcënimin e armeve kane arritur qe nga aty te “ Vjedhin” një shume parashe prej 117.271.86 Euro .Pas veprës se kryer ,te dyshuarit largohen ne drejtim te shkollës “ Mati Logoreci”.
Lidhur me rastin e ndodhur ,nga ana zyrtareve policor te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intezivisht ne drejtim te zbulimit te identitetit te këtyre dy personave te dyshuar.
Përkundër përpjekjeve te bëra ,deri tani nuk është arrite qe te identifikohen te dyshuarit dhe te lokalizohet vendqëndrimi i tyre.
Me qëllimin qe vendndodhja e te dyshuarave te rastit dhe identiteti i tyre te zbulohet sa me pare ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografive dhe video incizimeve te mara nga kamerat e sigurisë .
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e te dyshuarve, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
(Kosova Sot Online)