Lexoni edhe:
Franca me disa shtete të BE-së po e ndërlidhin liberalizimin e vizave me asociacionin me pushtet ekzekutiv
Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje të armatosur e cila është kryer në një pompë të derivateve në Gjurkovc të Shtimes, transmeton "Kosova Sot Online ".
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy punëtorë të pompës kanë raportuar se së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar.
“Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online )