Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së shtatzënës, Xhelal Sveçla: Të gjeturat do të përcillen në prokurori për trajtim penal

  • E.k /
  • 03 December 2022 - 15:36
Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së shtatzënës, Xhelal Sveçla: Të gjeturat do të përcillen në prokurori për trajtim penal

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi ka njoftuar se janë suspenduar katër zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë në Lipjan, në mesin e të cilëve është edhe Komandanti i këtij stacioni, lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës që Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar për shtatzënën 35 vjeçare, Hamide Magashin, e cila vra nga ish -bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili dje ka vrarë veten.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" dhe "Falsifikim i dokumentit zyrtar".

Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

(Kosova Sot Online)