Lexoni edhe:
Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së shtatzënës, Xhelal Sveçla: Të gjeturat do të përcillen në prokurori për trajtim penal
Ish-deputeti Genc Pollo ka apeluar që nisma “Ballkani i Hapur” të kundërshtohet fort edhe nga politikanët dhe aktorë të ndryshëm publikë maqedonas dhe serbë.
Në konferencën e Lëvizjes Europiane, ku ishte i pranishëm në cilësinë e kryetarit të Paneuropës, Pollo tha se e vetmja rrugë drejt Europës është Procesi i Berlinit. “Procesi i Berlinit është udhë europiane për të gjitha shtetet e rajonit që bashkon e nuk përçan”, është shprehur ai.
Ai e cilësoi të papranueshëm faktin që turma serbësh në Austri apo shtete të tjera të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve”, vetëm sepse Serbia u mund nga Zvicra në ndeshjen e zhvilluar një natë më parë në Katar.
“Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vucicit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi dështuan me spastrimin etnik dy dekada më parë”, deklaroi ai. panorama.al
(Kosova Sot Online )