Ngjarje e rëndë: Burri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5 vjeç
Një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont, në rajonin e Flanders në Belgjikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burri është paraqitur në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl.
Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.
“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.
Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.
Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve.
(Kosova Sot Online)