Gëzim Kelmendi: Edukimi fetar është çeIësi i shpëtimit të shoqërisë tonë

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 08:30
Gëzim Kelmendi: Edukimi fetar është çeIësi i shpëtimit të shoqërisë tonë

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi ka reaguar pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve në familje në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Kelmendi ka shkruar se edukimi fetar është çelësi i shpëtimit të shoqërisë.

“Dhuna dhe vrasjet në familje nuk ndalen me ligje dhe strategji të sponzoruara nga masonët dhe sorosianët.

Dhuna dhe vrasjet në familje ndalen me edukim. Edukimi fetar është çelësi i shpëtimit të shoqërisë tonë. Për 20 vite të pasluftës, qeveritë jo vetëm që nuk ndërmorën asgjë në drejtim të edukimit fetar, por përkundrazi e kundërshtuan çdo iniciativë për edukim. Dhe sot po i shohim dhe përjetojmë pasojat e politikëbërjes së këtyre qeverive në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)