Mos plotësoni pyetësor online që japin dhurata, është mashtrim

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 13:14
Mos plotësoni pyetësor online që japin dhurata, është mashtrim

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike e njohur ndryshe si KOS-CERT ka njoftuar për një trend të ri të mashtrimeve online, shkruan "Kosova Sot Online".

Përmes një njoftimi, ata kanë njoftuar se nëse ju vjen një link, si më poshtë, me qëllim të ofrimit të një dhurate, që të mos klikoni.

Postimi i plotë:

SCAM ALERT!

Jemi të njoftuar për një fluks mashtrimesh që tentojnë që ju të mbushni një pyetësor online me qëllim të ofrimit të një dhurate (Apple Iphone 14, Samsung Galaxy 22...).

Linku mund të vije në formën si më poshtë duke ndryshuar trajtën: eu[.]Inslagging[.]click/al/.../....

Nëse pranoni ndonjë link të natyrës së tillë mos klikoni!

Raportoni rastin në: [email protected]

(Kosova Sot Online)