Koci: Pse mbi 11 mijë mesazhe kërc*ënuese i shkuan Zana Avdiut!

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 20:43
Koci: Pse mbi 11 mijë mesazhe kërc*ënuese i shkuan Zana Avdiut!

 Aktivistja feministe, Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj për futbollistin, Granit Xhaka, ka deklaruar Arianit Koci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Koci ka thënë se ka pasur raste kur i ka mbrojtur klientët të cilët kanë marrë kërcënime, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të tillë.

Koci i ka lexuar disa nga mesazhet kërcënuese që Zana Avdiu i ka marrë.

Këto mesazhe janë dërguar në Polici dhe Koci tha se institucionet janë duke u marrë me këtë rast.

(Kosova Sot Online)