Vuçiq mbërrin në Tiranë: Serbia është vend i pavarur ne i dimë vendimet tona, i njohim detyrimet tona
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton "Kosova Sot Online".
“Pas konsultimeve vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet dhe të kemi mundësi të themi se çfarë mendojmë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe të negociatave me BE.
A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Nuk po them se nuk jam por jam vetëm realist. Ne jemi këtu për ti dëgjuar ata dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë.
Të lutem ki durim derisa të përfundoj përgjigjen. Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë… këto janë sinjale të mira shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkan. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë është për strategjinë e Be në të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne. Serbia është vend I pavarur ne I dimë vendimet tona. I njohim detyrimet tona.
Po ashtu kemi një situatë ndryshe sa I takon integritetit terriotorial të Serbisë që është shkelur në mënyrë të tmerrshme në 98-99.
Serbia është shumë pranë Rusisë është vend i pavarur nëse fakti që ne jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar do të thotë se ske për cfarë ta kritikosh. të e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE. ”
(Kosova Sot Online)