Lexoni edhe:
Vuçiq: mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE
Bashkimi Evropian më në fund ju ka dërguar Kosovës dhe Serbisë, tekstin e fundit të propozimit franko-gjerman për çështjen e dialogut. Kështu ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në Samtimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online".
“Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe tashmë janë ata që duhet të nisin diskutime serioze, sepse është një moment që ka mundësi të madhe”, ka thënë Borrell.
Ai ka shtuar se ky është një moment i rëndësishëm dhe se palët duhet të angazhohen në dialog.
Vuçiq: mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BELexoni edhe:
“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbise, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar tashmë duhet të angazhohen në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës”, u shpreh Borrell.
Ai tutje ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Nga ana jonë jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për tu përballet me pasojat e luftës, rritjes së energjisë”, tha Borrell.
“Plani franko-gjerman” nuk parasheh njohje direkte, por i hap rrugë njohjes ndërkombëtare të Kosovës e Serbisë ia përshpejton rrugën drejt BE-së, sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(Kosova Sot Online )