Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës!
Në orët e pasdites disa forca policore janë parë duke qarkulluar në pjesën veriore të vendit, pasi sot në Veri të Kosovës ka pasuar disa incidente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Atje sot gjatë ditës zyrtarët e KQZ’së janë penguar të hyjnë në zyrat e tyre që është konfirmuar edhe nga KQZ.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.
Sipas tij “Kosova po dëshiron të imponojë zgjedhjet në Veri”.
(Kosova Sot Online)