Ministri Osmani: Nuk do t’i vendosim asnjëherë viza Kosovës
Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, foli në lidhje me gabimin e Komisionit Evropian, që ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të vendosë regjim vizash për Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".
“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, tha mes tjerash Osmani.
(Kosova Sot Online)