Paralajmërohet edhe rritja e çmimit për grumbullimin e mbeturinave

  • E.k /
  • 08 December 2022 - 12:04
Paralajmërohet edhe rritja e çmimit për grumbullimin e mbeturinave

Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave, “PAMKOS”, ka vlerësuar nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave në vend, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se situata e krijuar me rritjn e çmimeve të lëndës djegëse dhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në deponi sipas vendimit të qeverisë, adresojnë nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës për grumbullimin e mbeturinave

Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave ndikojnë drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë. Njëherësh, duke marrë parasysh vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave dhe rritjen e çmimeve për lëndë djegëse dhe në kategori të caktuara, kjo situatë i pozicionon të gjitha ndërmarrjet publike të mbeturinave në nivel vendi në vështirësi financiare që nënkupton kufizimin e plotë të ndërmarrjes për të realizuar operim të sigurt në bartje të mbeturinave, investime në ndërmarrje, mirëmbajtje efektive të aseteve operative të ndërmarrjes si dhe rrezikon punën e të gjithë punëtorëve që punojnë në këto ndërmarrje.

“Ndërmarrjet e mbeturinave aktualisht operojnë me statutin për ndërmarje publike me vetë financim dhe kjo situatë e krijuar me rritje enorme të çmimeve të lëndës djegëse dhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në deponi sipas vendimit të qeverisë, adresojnë nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës për grumbullimin e mbeturinave apo të subvencionojnë në tërësi diferencën e rritjes së shpenzimeve, me qëllim moscënimin financiar të kompanisë që afekton me pasoja të mosoperimit efikas, ndikim në mjedis dhe mirëqenien e qytetarëve” thekson në fund Beu Muçaj në komunikatën e drejtuar kryetarëve të komunave dhe medieve.