Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu alarmon për skandalin: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit në laboratorin e Mjekësisë Ligjore

  • 08 December 2022 - 12:36
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu alarmon për skandalin: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit në laboratorin e Mjekësisë Ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur alarm në një konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media, ku tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, transmeton "Kosova Sot Online". Ministrja Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë dhe kriminal. “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.

.

Ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vëtem 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu. 

(Kosova Sot Online )