Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit/Haxhiu nxjerr emrat e 4 zyrtarëve të suspenduar

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 17:46
Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit/Haxhiu nxjerr emrat e 4 zyrtarëve të suspenduar

Janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, ka deklaruar ministria e Drejtësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarët e suspenduar janë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga , Ilirjana Shala, Anila Lakna.

Njoftimi i plotë:

 Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore


Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

(Kosova Sot Online)