Prani më e madhe e Policisë në veri, fillon zbatimi i vendimit
Zyrtarisht fillon zbatimi i vendimit, vërehet prani më e madhe e Policisë në veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që ta rris prezencën e saj në veri të vendit, siç thuhet, për arritjen e objektivave të saj.
Ndërsa zbatimi i këtij vendimi ka nisur që tani, kështu shihet në një foto të publikuar.
Në një komunikatë dërguar mediave, Policia e Kosovës ka deklaruar ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.
“Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në këtë njoftim.
(Kosova Sot Online)