Politologu boshnjak pas sulmit të Policisë së Kosovës: Dhuna po bëhet rutinë, nëse vazhdon kjo mund të ketë gjakderdhje
Politologu, Jasmin Mujanoviq, ka shkruar për zhvillimin e fundit në veri, ku mbrëmë një polic i Kosovës është lënduar, pasi një patrullë e policisë u sulmua nga persona të armatosur me armë të gjata nga një automjet i tipit Audi me targa KM, transmeton "Kosova Sot Online".
Mujanoviq, ka shtuar se dhuna po bëhet rutinë.
Ai ka thënë se “aktet e ‘vogla’ të dhunës po bëhen rutinë. Nëse kjo vazhdon, do të jetë çështje kohe para se të ndodh gjakderdhja e vërtetë dhe e cila do të precipitojë realitetet dhe pasojat e saj.”
(Kosova Sot Online)