Kryeministri Kurti me goditjen e radhës kundër Aleksandër Vuçiqit për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet!

  • 09 December 2022 - 12:44
Kryeministri Kurti me goditjen e radhës kundër Aleksandër Vuçiqit  për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet!

Në paraqitjen e tij para deputetëve  në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka folur  edhe për kërkesën e vazhdueshme të Serbisë që Republika e Kosovës të themelojë Asociacionin, transmeton Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë që një kërkesë e tillë është fëmijërore, derisa  janë të qarta përgjigjet e dhëna nga Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se s’mund të shtrosh kërkesa fëmijërore “Unë po dua”, duke shtuar tutje se “ti po don po nuk bohet”.

“Nuk mundesh në dialog të shtrosh kërkesa fëmijërore. Këtë gjë po e bën Beogradi. Po thotë këtë gjë e dua për vete. Nuk mund të shtrosh kërkesa fëmijërore, unë po dua, ti po don po nuk bohet. Pra duhet ta imagjinosh çka ndodh nëse e njëjta gjë të shtrohet ty. Këtë duhet ta paraqesim gjithmonë, sepse kjo është një mënyrë tjetër për ta elaboruar pak më gjatë reciprocitetin si parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online )