Dodik: Bashkë me Vuçiqin e kemi gati përgjigjen për zhvillimet në Veri

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 16:39
Dodik: Bashkë me Vuçiqin e kemi gati përgjigjen për zhvillimet në Veri

Kam folur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për një "përgjigje të përbashkët" për situatën në veri të Kosovës, ka deklaruar kryetari i etnitetit Republika Srpsja në Bosnje, Milorad Dodik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dodik theksoi se “përgjigjja e unifikuar” e Serbisë dhe Republikës Srpka garanton mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

“Sot kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës në Kosovë e Metohi. Republika Srpska me të gjitha kapacitetet e saj qëndron pranë Serbisë në ruajtjen e sovranitetit të saj në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Për më tepër, nacionalisti serb i sanksionuar nga SHBA-ja, tha se pas asaj që po ndodh në veri të Kosovës qëndrojnë edhe vendet e QUINT-it.


“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se jo vetëm (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti qëndron pas gjithçkaje që po ndodh në Kosovë e Metohi, por edhe vendet e QUINT (Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe kjo tregon politikën e tyre hipokrite”.

(Kosova Sot Online)