![](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/10/200x200_317999713_10167133502975125_1564348664299953617_n-600x3601670671305.jpg)
Lexoni edhe:
Elshani i KQZ-së për zgjedhjet në veri të Kosovës: Institucionet të mos dorëzohen para bandave kriminale serbe
Ka nisur të mbahet dhe është duke vazhduar takimi i presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore të vendit.
Në këtë takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, ndërsa siç mëson media , është propozuar që ato të mbahen më 19 ose 26 mars, transmeton "Kosova Sot Online".
Lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve ende nuk ka vendim, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.
Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.
Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani.
(Kosova Sot Online )