
Petkoviç: Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë

Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë, ka njoftuar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovënnë Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Petkoviq ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”.
“Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, ka shkruar Petkoviq.
(Kosova Sot Online)