
Konjufca njofton: Shtyhet seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën më 12 dhjetor është shtyrë për një ditë tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Konjufca ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës plenare është marrë në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.
Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.
(Kosova Sot Online)