Zakharova: Rusia e shqetësuar për një eskalim të ri në Kosovë

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 19:44
 Zakharova: Rusia e shqetësuar për një eskalim të ri në Kosovë

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për situatën e krijuar në Veri, ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo po ashtu ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, për gjendjen në pjesën veriore.

“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie tërësisht tek liderët e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti dhe patronat e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider“, ka deklaruar ajo, ka transmetuar Tanjug.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kërkuar nga serbët lokalë që t’i heqin barrikadat në pjesën veriore. 


(Kosova Sot Online)