Scholz: Berlini dhe Varshava diskutojnë vendosjen e mbrojtjes ajrore gjermane në tokën polake
Ministria gjermane dhe polake e mbrojtjes janë në diskutime se si sistemet e mbrojtjes kundërajrore gjermane Patriot mund të vendosen në territorin polak, tha të hënën kancelari gjerman Olaf Scholz, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
"Tani po eksplorojmë se si do të kryhet kjo. Të dyja ministritë e mbrojtjes po bashkëpunojnë ngushtë," u tha ai gazetarëve pas një video-konference të grupit G7 të udhëheqësve të demokracive të pasura.
(Kosova Sot Online)