Robert O’Brien kërkon ndërhyrje serioze e SHBA-së për ta kthyer në binarë dialogun Kosovë-Serbi

  • 13 December 2022 - 12:39
Robert O’Brien kërkon ndërhyrje serioze e SHBA-së për ta kthyer në binarë dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari për Siguri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Administratës së presidentit Donald Trump, z Robert O’Brien, ka komentuar situatën e fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës, duke kërkuar rol më aktiv të SHBA-ve në gjetjen e zgjidhjes.

O’Brien teksa ka shpërndarë një qëndrim të Richard Grenell ka thënë se duhet ndërhyrje serioze e SHBA-së që dialogu të kthehet në binarë.

Ai gjithashtu ka thënë se kur flet një ish-emsiar presidencial si Grenell për procesin e dialogut Kosovë-Serbi atëherë duhet ta marrin parasysh.

“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien në Twitter.

(Kosova Sot Online )