SPAK urdhër për kontrolle në banesa dhe Call Centera, raportohet për disa persona të shoqëruar

  • 13 December 2022 - 15:40
SPAK urdhër për kontrolle në banesa dhe Call Centera, raportohet për disa persona të shoqëruar

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër këtë të martë për ushtrimin e disa kontrollove në banesa dhe në Call Centera.

News 24 raporton se janë duke u ekzekutuar nga policia urdhrat e prokurorit për kontrolle, ndëkohë që bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona në lidhje me përfshirjen në skemën e zhvatjes së parave përmes Call Centerave.

Kujtojmë se aksione të tilla janë ndërmarrë disa herë nga SPAK kohët e fundit. Madje në disa raste ata janë shoqëruar edhe nga efektivë të autoriteteve mike si Spanja apo Italia. © Panorama.al

(Kosova Sot Online )