Presidentja Osmani sot nënshkruan letrën e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE
Sot, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të letrës e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".
“Nesër, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të letrës së aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Presidenca.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)