Krasniqi: Ushtria e Kosovës ka përvetësuar standardet e NATO-s, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak

  • E.k /
  • 14 December 2022 - 13:56
Krasniqi: Ushtria e Kosovës ka përvetësuar standardet e NATO-s, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar për katër vjetorin e votimit të projekligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri, raporton "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka shkruar se Ushtria e Kosovës ka përvetësuar standardet e NATO-s.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se Ushtria e Kosovës seka përgatitje profesionale, dhe se është e gatshme për çdo mision ushtarak

Postimi i plotë:

“Prej sot gatitu”, është fraza kumbuese që jehoi katër vite më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të shënuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si një nga proceset më të rëndësishme të determinimit të shtetësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.

Krenar që më 14 dhjetor të vitit 2018, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuam masivisht tri ligjet përkatëse duke i dhënë FSK-së mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë.

Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh.

Ushtarëve posaçërisht, por të gjithë Kosovës në përgjithësi, urime Dita e themelimit të Ushtrisë!

(Kosova Sot Online)