
Sot shpallet vendimi nga Gjykata Speciale për Salih Mustafën

Gjykata Speciale në Hagë sot pritet të shpallë aktvendimin për Salih Mustafën, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Salih Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.
(Kosova Sot Online)