
Sindikata e Policisë më kërkesë për policët e bllokuar: Janë duke e kryer punën e tyre në kushte të vështira

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i ka kërkuar të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare të ju ndihmojnë policëve të bllokuar në veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".
Ata ju kanë kërkuar nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalë krah policëve të bllokuar vendkalimin kufitar Jarinje, pasi që sipas tyre janë duke e kryer punën e tyre në kushte të vështira.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tutje kanë thënë shumë shpejt presin që zhbllokohen rrugët që policët dhe për qytetarët që të mund të lëvizin lirshëm.
Postimi i plotë:
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i tej shqetësuar për situatën ne veri të vendit e sidomos për gjendjen e policëve të bllokuar që nga e shtuna, 10 dhjetor 2022, në vendkalimin kufitar Jarinje të cilët janë duke vepruar e kryer detyrat në kushte tejet të vështira, pa ushqimet e duhura dhe pa mjetet e duhura higjeno-teknike, kërkon nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalë krah.
Veprimet ekstremisht të papranueshme të grupeve kundërqytetare e antidemokratike të prishësve të rendit dhe të qetësisë e pengueseve të punës së policisë duhen ndaluar sa më parë dhe për këtë shpresojmë që Qeveria në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do t’ia dalë ta kthejë rendin dhe ta sjellë qetësinë, e policëve të bllokuar t’ua mundësojë kryerjen e detyrës.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që veprimi i duhur i Qeverisë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do të zhbllokojë rrugët që policët tanë po edhe qytetarët tanë të mund të lëvizin lirshëm.
(Kosova Sot Online)