Majko: Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur

  • E.k /
  • 16 December 2022 - 09:31
Majko: Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar rreth kërkesës që Serbia e ka bërë dje drejt NATO-s për sjelljen e trupave serbe në Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Majko, tha se se kjo kërkesë është konflikt i pashpallur, duke shtuar se Serbia duhet të shpëtoj nga vetja.

Postimi i plotë:

Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.

Serbia kërkon të jetë "Jugosllavia" e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet.

(Kosova Sot Online)