![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Kryegjykatësja në seancë: Të gabuara pohimet se akuzat janë kundër UÇK’së
![Kryegjykatësja në seancë: Të gabuara pohimet se akuzat janë kundër UÇK’së](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/16/auto_w22221671180604.jpg)
Në Gjykatën Speciale, ka filluar seanca ku do të shpallet vendimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, përcjell "Kosova Sot Online".
Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, tha se “ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e z.Mustafa.”.
“Së pari, duket se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg së vërteti se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës, që përmes Kuvendit, qe zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca këtij institucioni. Gjitashtu, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializara është vetëm individuale”, deklaroi ajo.
(Kosova Sot Online)