Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

  • E.k /
  • 16 December 2022 - 09:58
Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, përcjell "Kosova Sot Online".

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e ka dënuar Mustafën me 26 vite burg, i cili nga prokuroria akuzohet për krime lufte.

Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

(Kosova Sot Online)