![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Mbesa e Mustafës me fjalë emocionuese për të: XHAXH, më fal, po sot mbeta pa fjalë
![Mbesa e Mustafës me fjalë emocionuese për të: XHAXH, më fal, po sot mbeta pa fjalë](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/16/auto_Capture-194-600x3601671186834.jpg)
Sot Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, shkruan "Kosova Sot Online".
Mbesa e Salih Mustafës, ka prekur me fjalë emocionuese dhe prekëse për dënimin e xhaxhait të saj.
Mbesa e Mustafës është shprehur se vendimi për dënimin e Musatafës është i padrejtë dhe se ajo ka mbetur pa fjalë.
Postimi i plotë:
XHAXH,
Më fal, po sot mbeta pa fjalë.
E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: "Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.
Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri", me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.
Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s'di ç'të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.
Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t'i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.
Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.
Por, e di xhaxh, ti je i fortë.
Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.
E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.
Të presim,
Krenarë gjithmonë me ty, Komandant!
#Liriakaemër
#UÇK
#SalihMustafa
(Kosova Sot Online)